English   |   Kontakt
 
 
   
Cila eshte Konfindustria?
Konfederata e Industrive te Shqiperise/Konfindustria eshte institucioni, qe grupon dhe perfaqeson vetem interesat e industrive te prodhimit&sherbimeve ne vend. Anetare te Konfindustrise jane perfaqesuesit me te rendesishem te industrive shqiptare ne te gjitha fushat si: industria energjetike, industria e kerkimit shfrytezimit dhe perpunimit te naftes. Ne Konfederaten e Industrive te Shqiperise / Konfindustria, ka te drejte te anetaresohet cdo subjekt, person juridik i Shqiperise, me kusht qe t'i perkasi vetem fushes te prodhimit ose ofrues sherbimesh dhe qe: - Pranon statutin e shoqates - Paguan kuotizacionin - Merr miratimin nga Keshilli Drejtues
[Me shume]
 
Cfare sherbimesh ofron Konfindustria per biznesin?
- Konfindustria, nepermjet zyrave/departamenteve te brendshem, operatoreve ne varesi te drejtperdrejte te saj si dhe bashkpunimit afatgjate me partneret e jashtem, ben te mundur dhenien e sherbimeve te integruara dhe me te kualifikuara profesionale ne tregun e Shqiperise dhe Kosoves per te gjitha kerkesat ligjore, financiare, tregtare, fiskale, menaxheriale dhe burimeve njerezore te kompanive te vendit dhe te huaj. Plotesimi i kerkesave te biznesit nga sherbimet e profesionale te ofruara nga Konfindustria eshte nje historia sukses 14 vjecare e deshmur ne dhjetra raste. Konfindustria ofron sherbimet profesionale si me poshte per te gjitha kategorite e bizneseve, por vecanerisht eshte e specializuar ne sektorin e burimeve natyrore, energjise, perpunimit te mineraleve, naftes, infrastruktures rrugore, portuale, aeroportuale, agroindustrise, bujqesise, teknologjise se informacionit. Sherbimet kryesor te Konfindustrise...
[Me shume]
 
Lajmet e fundit
Konfindustria per pranimin e kerkeses nga qeveria per kthimin ne normalitet
2020-05-28
Konfindustria mirëpret pranimin nga ana e Kryeministrit z. Edi Rama të kërkesës të saj për rikthimin në normalitet të ekonomisë, shumicës së kategorive të bizneseve dhe lëvizjes së qytetarëve në gjithë hapsirën gjeografike të vendit, duke shënuar praktikisht nga 1 qershori 2020 fundin e masave kundër Covid 19. Vendimi në fjalë është i mirëpritur, por mjaft i vonuar në kohë, duke shkaktuar rritje të paarsyeshme të dëmeve ekonomike dhe financiare plotësisht të shmangshme.
 
Konfindustria per kalimin ne normalitet perpara 1 Qershorit
2020-05-26
Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid 19 rikthimin e menjëhershëm në normalitet të jetës ekonomike për të gjithë kategoritë e biznesit në hapsirat gjeografike në shkallë vendi pa përjashtim dhe pa pritur afatin subjektiv kohor të paracaktuar të 1 qershorit. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme dhënia e menjëhershme e lirisë së plotë të lëvizjes së qytëtarëve në të gjitha qarqet e vendit. Konfindustria shpreh shqetësimin për vonesat e tejskashme dhe të paarsyetuara të rikthimit në normalitet te jetës ekonomike në vend. Shqipëria, pavarësisht se praktikisht nuk kishte asnjë pasojë nga pandemia globale Covid 19, është është vendi i fundit, në lehtësimin e masave shtrënguese. Të gjitha vendet historike të BE, që u prekën më dhjetra herë më rëndë sesa Shqipëria nga kriza shëndetësore e Covid 19, zbatuan masa shumë herë më të lehta të izolimit dhe njëkohësisht janë shumë më përpara në rikthimin në normalitet. E njejta gjëndje është edhe për vendet e Rajonit, që praktikisht janë rikthyer në normalitet të plotë. Përfundimi është një faturë financiare shumë më e rëndë krahësimisht vendeve të tjera për qytetarët dhe goditje e fortë ndaj fuqisë së konkurencës të ekonomisë shqiptare.
 
Te gjitha lajmet >
 

Nisma

+ Data 2020-01-07
Illicit&Money Laundering versus Albanian Business. Plani i veprimeve 2020-2022 e Konfindustrise per pranine, ndikimin dhe perballjen me fenomenet e "parave te zeza" dhe "pastrimit te parave" ne ekonomine shqiptare, vleresuar nga kendveshtrimi i biznesit.
[Me shume]
+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
+ Data 2020-05-02
Qeveria miraton kerkesen e Konfindustria per rihapjen e aktivitetit te industrive te sherbimeve,Qendrave Tregtare. Kerkesa zyrtare iu drejtua Kryeministrit Z.Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar Qendrat Tregtare do te hapen ne date 11 Maj 2020. Qendrat Tregta
+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






 
© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara