English   |   Kontakt
 
 
 
“Monitorimi i efektivitetit te Gjykatave Administrative ne vitin e pare te punes
Konfindustria ne bashkepunim institucional me Ministrine e Drejtesise dhe me mbeshtetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert”- Gjermani si partner i projektit, organizoi, forumin e diskutimit me teme “Monitorimi i efektivitetit te gjykatave administrative ne vitin e pare te punes. Paraqitja e studimit, sondazhi me bizneset, problematika dhe rekomandime". Pjesemarres ne forum ishin Ministri i Drejtesise, Z. Nasip Naço, Drejtuesi i Fondacionit “Friedrich Ebert” Z. Frank Hantke, Drejtues te Gjykates Administrative te Tiranes, Drejtues te Gjykates Administrative te Apelit, perfaqesues te Keshillit te Larte te Drejtesise, USAID, OSBE, biznesi, shoqeria civile, bota akademike, universitare, media, etj. Konfindustria ne rolin dhe me pergjegjesine e nismetarit te themelimit te Gjykatave Administrative ne vitin 2007, ka monitoruar menyren e funksionimit ne nivel vendi per vitin e pare te punes, duke ofruar nje analize te problematikave si dhe rekomandime perkatese per rritjen e efektivitetit ne sherbim te biznesit dhe qytetareve. Mbeshtetur ne studimin e kryer nga Konfindustria rezulton se nga numri i pergjithshem i çeshtjeve te regjistruara vetem 54% e tyre jane dhene brenda afatit 3 mujor nga Gjykatat Administrative te shkalles se pare ne nivel vendi. Nga Gjykata e Apelit brenda afatit 3 mujor nga regjistrimi i çeshtjes jane dhene vetem 24% e vendimeve. Nga sondazhi kryer me perfaqesues te bizneseve rezulton se 71%% e bizneseve e vleresojne pozitivisht dhe hap perpara krijimin e GJA, por mbi 80% e tyre kane pakenaqesi per shpejtesine e gjykimit. Perfaqesuesit e institucioneve te drejtesise pranuan problematiken e ngritur ne analizen e Konfindustrise, per vonesen ne shpejtesine e gjykimit dhe njekohesisht shpjeguan dhe arsyet e problematikes me gjykim. Sipas Ministrit te Drejtesise dhe perfaqesuesve te institucioneve te drejtesise dhe gjykatave u arsyetua se vonesa ne gjykim vjen kryesisht nga numri i pamjaftueshem i gjyqtareve, numri i madh i dosjeve te trasheguara, probleme ne legjislacion, mungesa e pervojes , etj. Gjithashtu ne forum u paraqiten dhe masa te prekshme qe do t’i paraqiten vendimarrjes dhe institucioneve me te larta te fushes per permiresimin e gjendjes.  
 

Nisma

+ Data 2020-01-07
Illicit&Money Laundering versus Albanian Business. Plani i veprimeve 2020-2022 e Konfindustrise per pranine, ndikimin dhe perballjen me fenomenet e "parave te zeza" dhe "pastrimit te parave" ne ekonomine shqiptare, vleresuar nga kendveshtrimi i biznesit.
[Me shume]
+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
+ Data 2020-05-02
Qeveria miraton kerkesen e Konfindustria per rihapjen e aktivitetit te industrive te sherbimeve,Qendrave Tregtare. Kerkesa zyrtare iu drejtua Kryeministrit Z.Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar Qendrat Tregtare do te hapen ne date 11 Maj 2020. Qendrat Tregta
+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara