English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per parate e zeza dhe pastrimin e parave

Konfindustria vlerëson, se renditja e Shqipërisë në zonën e rrezikut nga agjencitë e specializuara të Këshillit të Europës për dukuritë kriminale të qarkullimit të parave të “zeza” dhe “pastrimit të parave”ishte i pritshëm dhe i paralajmëruar.

Në sondazhin e përvitshëm të kryer nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë në dhjetor 2019 kishte një rritje me pothuaj 50% të shqetësimit të bizneseve për pasojat e veprimtarive të “pastrimit të parave” në dëmtimit të konkurencës në treg. 

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme që prej pothuaj 2 vjetësh është bllokuar në Kuvendin e Shqipërisë miratimi i projekt-ligjit për publikimin e emrave të pronarëve të fshehur të kompanive “guackë” të regjistruar në të ashtuquajturat parajsa fiskale. Nisma ligjore ishte marrë me kërkesën e vazhdueshme të Moneyval, agjencia e specializuar për luftën kundër “pastrimit të parave” në vendet antare dhe kandidate të Bashkimit Europian. Kompanitë “guackë” përbëjnë një nga burimet kryesore në nivel botëror me anë të së cilave kryhen veprimtaritë kriminale të qarkullimit dhe pastrimit të parave të zeza”. Burimet e kapitaleve të kompanive “guackë” kanë rrezik të lartë të jenë me natyrë korruptive të qeveritarëve e zyrtarëve nga e gjithë bota, fshehje fiskale, grupe terroriste dhe deri te vënde kundërshtare me interesat gjeostrategjike të Shqipërisë dhe aleatëve tanë EuroAtlantikë.  

Në Shqipëri kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale janë të shtrira pothuaj në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe sidomos në sektorët më strategjikë, duke përfituar mbështetje shtetërore në formën e licencave, koncesioneve, PPP, etj,. Përmendim sektorët strategjikë si të nxjerrjes, përpunimit dhe tregtimit të hidrokarbureve, sektorin bankar, përpunimim e mbetjeve, prodhimin e energjisë, etj ku ka prani të dukshme të kompanive të regjistruara në “parajsa fiskale”me pronarë të panjohur .


 

Nisma

+ Data 2020-01-07
Illicit&Money Laundering versus Albanian Business. Plani i veprimeve 2020-2022 e Konfindustrise per pranine, ndikimin dhe perballjen me fenomenet e "parave te zeza" dhe "pastrimit te parave" ne ekonomine shqiptare, vleresuar nga kendveshtrimi i biznesit.
[Me shume]
+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
+ Data 2020-05-02
Qeveria miraton kerkesen e Konfindustria per rihapjen e aktivitetit te industrive te sherbimeve,Qendrave Tregtare. Kerkesa zyrtare iu drejtua Kryeministrit Z.Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar Qendrat Tregtare do te hapen ne date 11 Maj 2020. Qendrat Tregta
+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara