English   |   Kontakt
 
 
 
Interviste e Z. Gjergj Buxhuku Administrator i Pergjithshem per menaxhimin dhe pasojat e krizes se Covid 19

1-   

1-      Cili eshte sipas Konfindustrise bilanci i deritashem dhe i pritshem ekonomik dhe financiar i masave shtrenguese te qeverise per perballimin e pasojave te Covid 19 ?   Nese, do te me duhej te  permblidhja pasojat e deritashme financiare te masave kunder Covid 19 te qeverise me nje fjale te vetme do te thoja jane “shume te renda”. Nese, do te vazhdoje e njejta menyre e menaxhimit te krizes edhe me tej do te thoja bilanci do te jete  “shkaterrimtar” per ekonomine kombetare, biznesin dhe qytetaret shqiptare. Sipas analizave te Konfindustrise, qe mbeshteten ne te dhenat paresore zyrtare te raportuara nga vete ekzekutivi, demi financiar i perllogaritur ndaj ekonomise formale kombetare eshte jo me pak se 1,2 miliard dollare.  Ne rast se do te vleresojme edhe pjesen informale, demi tejkalon 2 miliard dollare. Te pakten 1/6 e kesaj shifre eshte pasoje e keqmenaxhimit te krizes. Pa permendur demet rrjedhoje e pasojave ne afatgjate nga mbylljet pa kthim te bizneseve, ulja e konkurences, papunesia, etj. Duhet te kuptojme, se fatura financiare e demeve rritet jo cdo dite, por cdo ore dhe minute ne kushtet kur sektore te gjithe te ekonomise, biznesit perfshi edhe qytetaret jane te mbylluara dhe/ose te kufizuara. Une mendoj, se Shqiperia me menyren e saj te menaxhimit te krizes anti Covid 19, ka prodhuar ne menyre te paarsyeshme nje nga faturat me te renda financiare ne rajon dhe me gjere.   2-      Ju permendet termin “ te parsyeshme” ne menaxhimin e krizes nga qeveria. Si e arsyetoni perfundimin e mesiperm? Vleresimi profesional per menaxhimin e nje krize humanitare sic eshte pandemia Covid 19, duhet te mbeshtetet ne 2 tregues. Treguesi i pare eshte te numri i jeteve te humbura. Treguesi i dyte eshte fatura financiare, qe eshte prodhuar. Menaxhimi i sukseshem eshte kur arrihet optimumi i treguesve te mesiperm. Dmth mbrojtja e sa me shume jeteve, por me kosto sa me te ulet financiare dhe ekonomike. Ne kete drejtim menaxhimi shqiptar i krizes eshte i deshtuar teresisht. Pse e them kete? Shqiperia fatmiresisht nuk ka kaluar as ne pandemi jo dhe jo, as epidemi, por jemi edhe shume nen nivelin e nje gripi vjetor te zakonshmen. Nese, kemi parasysh valen e madhe te panikut ngjashmeri mund te kemi vetem me tragjikomedine e “mbretit lakuriq”. Dhe jo vetem Shqiperia me vetem 10 vdekje/1 milion banore, por gjithe rajoni i Ballkanit dhe Europes Lindore jane me shume here nen nivelin e humbjeve te jetes se shteteve te zhvilluara historike te BE. Shtete te tjera si Bullgaria, Gjeorgjia, etj. jane edhe ne shifra me te ulta sesa Shqiperia. Nderkohe, masat e ndermarra nga Shqiperia ishin dhe vazhdojne te jene jashtezakonisht shume me te ashpra dhe joperpjestimore sesa ne shtetet e tjera te Rajonit. Dhe jo vetem te Rajonit, por edhe vete shteteve te BE te prekura shume here me rende nga pandemia. D.m.th. suksesi ne humbjet e paperfillshme te jetes duhet kerkuar te arsye te tjera, qe skane lidhje me masat e marra ne Shqiperi. Mund te jete perdorimi nga popullata e rajonit e vaksinave te ndryshme nga ato te vendeve historike te BE, sistemi imunitar ndryshe, vjetersia e moshave, etj. Te verteten perfundimtare le tua leme shkencetareve. Por fakti, qe na intereson eshte, se Shqiperia dhe Rajoni nuk ka kaluar as pandemi dhe epidemi. Nga ana tjeter, masat shtrenguse kane qene dhe vazhdojne te jene jo vetem vrasese per ekonomine, biznesin dhe qytetaret, por mjaft here edhe qartazi jo profesionale, te demshme dhe deri qesharake. Shume here me te ashpra se vendet e tjera. Kur te zgjohemi nga kllapia mund te shikojme se kemi luftuar si Don Kishoti me mullinjte e eres. Por nuk ka vend per te qeshur, por per te qare, se nese Don Kishoti i ngulte shpaten mullinjve te eres ne ja kemi ngulur vetes, duke prodhuar nje fature kolosale humbjesh financiare, qe do te paguhen me breza. Prandaj them, qe kemi nje deshtim spektakolar me pasoja ne aftagjate ne menaxhimin e krizes. 3-      Si e shpjegoni ju deshtimin ne menaxhimin e krizes? Ne fakt nuk eshte se pritshmeria ishte e larte per te ndodhur e kunderta. Eshte pak a shume vazhdim dhe perseritje e asaj, qe u shfaq ne rastin e termetit te nentorit 2019. Por, permasat jane shume me dramatike edhe ne vleren e demit te krijuar edhe ne faktin se ne rastin e epidemise demin ja kemi shkaktuar vetvetes. Ne shume raste nga dobesia institucionale e trasheguar, por ne shume raste te tjera, sepse as nuk dime dhe as nuk duam te dime. Biles, mesa po duket ne vazhdimesi nga menyra e menaxhimit dhe sjelljes se qeveritareve, nje pjese e tyre edhe e deshirojne nje gje te tille. Jane kunder kthimit ne normalitet. Te gjitha vendimet e bllokimit ose lejimit te aktiviteteve te bizneseve dhe levizjes se qytetareve behen fakt i kryer. Ose nuk degjohet fare zeri i arsyes ose degjohet me shume vonese. As zeri i biznesit dhe as i shkencetareve te shendetesise, qe nuk i kane ne grupet e tyre menaxhuese. Vonese, qe prodhon papushim pasoja financiare, qe vetem shtohen.  Te duket sikur u pelqen te vazhdohet gjendja e panikut psikologjik dhe gjendja e jashtezakonshme. Mbase eshte me e lehte ne perligjjen e marrjes se fondeve buxhetore prej dhjetra e dhjetra milion euro dhe perdorimin e tyre pa tenderime normale per dikasterin e mjekesise, por dhe institucione te tjera. Me qe ra fjala ne kete pike kemi dhe nje konflikt te paster interesi, sepse grupi teknik qe merr vendimet, eshte i perbere vetem me perfaqesues te vete sektorit shendetesor, qe njekohesisht jane edhe perfitues dhe perdorues pa gara te fondeve miliardeshe. Menaxhimi financiar i krizes eshte nje deshtim i plote edhe per nga menyra e konceptimit dhe realizimit. Nga njera ane, kemi ndihmen me te vogel krahesimore ne rajon me vetem afer 100 milion euro per shtresat ne nevoje, te papunet dhe biznesin dhe nga ana tjeter, perdorimi i tyre ne mjaft shtylla eshte i gabuar dhe me njolla te forta subjektivizmi. Ndarja qesharake ne biznes “i madh” dhe “i vogel”, perjashtimi i te papuneve jo te formalizuar, procedurat burokratike te renduara te marrjes se ndihmes, 120% me shume shpenzime per investime jo per epidemine ne muajin mars 2020 se vitin paraardhes, vazhdimi i pageses per PPP, koncesione, prokurime qe skane lidhje me emergjencen,  etj. shpjegojne per sa me siper. 4-      Cila eshte kerkesa juaj ne keto kushte? Kerkesa kryesore eshte kthim sa me i shpejte ne normalitet. Sa me shpejt te kthehen ne normalitet te gjitha kategorite e bizneseve, levizja e qytetareve dhe puna e institucioneve arsimore, shendetesosre, etj aq me pak shtojme faturen shume te rende financiare te krijuar. Mendoj, se kthimi ne normalitet eshte ne fakt edhe gjeja me e mundshme, qe mund te beje nje shtet teresisht i dobet dhe jo funksional si Shqiperia. Paketa financiare minimale dhe pagat e luftes dhe ndihmes prej me pak se 100 euro/muaj, nuk kane nevoje per shpjegim per te treguar, se ne cfare pike fundore pafuqie te shtetit jemi. Te pakten bizneset dhe qytetaret duhen lejuar te rigjejne veten me mundesite e tyre, aq sa munden pas termetit donkishotesk, qe vetekrijuam. Paranojat personale, qe perkthehen ne krijimin e panikut dhe frikes te qytetaret, per te perligjur deshtimin ekonomik ne vite qeverisje, sipas stilit te ndertimit te fortifikatave per tu mbrojtur nga sulmet imagjinare te Natos te kohes se diktatures “de jure”, duhen nderprere. Dikush duhet ti thote “mbretit” te verteten!   Gjergj Buxhuku               
 

Nisma

+ Data 2020-01-07
Illicit&Money Laundering versus Albanian Business. Plani i veprimeve 2020-2022 e Konfindustrise per pranine, ndikimin dhe perballjen me fenomenet e "parave te zeza" dhe "pastrimit te parave" ne ekonomine shqiptare, vleresuar nga kendveshtrimi i biznesit.
[Me shume]
+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
+ Data 2020-05-02
Qeveria miraton kerkesen e Konfindustria per rihapjen e aktivitetit te industrive te sherbimeve,Qendrave Tregtare. Kerkesa zyrtare iu drejtua Kryeministrit Z.Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar Qendrat Tregtare do te hapen ne date 11 Maj 2020. Qendrat Tregta
+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara